“Dëgjoj çdo këshillë që më jep, por unë nuk jam zëvendësuesi i Rodri te City”

“Dëgjoj çdo këshillë që më jep, por unë nuk jam zëvendësuesi i Rodri te City”

Mesfushori i Manchester City, Nico Gonzalez, këmbëngul se nuk e sheh veten si një zëvendësues të Rodri. Gonzalez do të vazhdojë të zëvendësojë patriotin e tij spanjoll, që nuk luajti as në Champions League dy ditë më parë. Rodri pësoi një dëmtim në kofshë para pushimit të fundit ndërkombëtar, duke e zgjatur më tej rikuperimin e tij, pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar pas një operacioni në gju. Gonzalez u transferua nga Porto në janar për të shërbyer si zëvendësues në pozicionin qendror të mesfushës dhe, megjithëse pranon me padurim këshilla nga Rodri në çdo ndeshje, ai nuk dëshiron ta krahasojë veten si zëvendësues. “Rodri është një shok skuadre. Është e rëndësishme për ekipin që na bën të luajmë kaq mirë,...