Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(FOTO-VIDEO)/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë për pastrimin, lirimin dhe kontrollin e segmentit rrugor, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve. Qarkullimi në zonë është tashmë i rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon.