Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë do të mund të ndihmojë drejt hapave të mëtejmë të Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Por për momentin nuk ka ndonjë veprim konkret në këtë drejtim. Burimet diplomatike në BE thonë se mirëvajtja e zgjedhjeve lokale ka qenë një sinjal i mirë, sidomos pjesëmarrja e madhe e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Por të njëjtat burime kanë shtuar se disa qarqe duan të presin dhe të shohin se si do të bëhet bartja e pushtetit lokal tek ata që kanë fituar në zgjedhjet lokale. Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Von der Leyen ka qenë e inkurajuar pas bisedave që ka pasur në Kosovë. “Presidentja Von der...