Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Llogaritë e kuqezinjve në grupin K, forma sportive e Manajt dhe dueli Angli-Serbi
Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë më 13 dhe 16 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin K eliminator për finalet e Kupës së Botës në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm, por rivalja kryesore në grup, Serbia, ka një ndeshje më shumë në dispozicion, atë me Letoninë. Në këto rrethana, Shqipëria, edhe se ka 11 pikë, katër më shumë se Serbia, nuk e ka siguruar plotësisht vendin e dytë, pra pozicionin që të çon në “play-off”, pasi ka ende pikë në lojë, por fitorja me modestët e Andorrës, mund ta vulosë këtë objektiv. Pozitat në grup Trajneri Silvinjo ka qenë në delir pas ndeshjes në Leskovc, pasi ai e beson fort se Serbia do të mundet nga Anglia. Edhe nëse i fiton të...