(VIDEO) Nga shok ekipi me Ronaldon, në kantier ndërtimi. Rrëfimi i plotë i futbollistit

(VIDEO) Nga shok ekipi me Ronaldon, në kantier ndërtimi. Rrëfimi i plotë i futbollistit

Ish-futbollisti Çëndrim Kameraj lindur në Luzern të Zvicrës, por me origjinë nga Kosova ka sqaruar videon që u bë virale në rrjetet sociale, ku ai shihej duke punuar në një kantier ndërtimi, edhe pse dikur stërvitej me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo.  Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Në kohë reale”, nën moderimin e Flori Gjinit, ai tregoi se videoja ishte pjesë e një detyrimi praktik i punës aktuale ku ai punon dhe jo prezantim i profesionit të tij.  “Videon që kam publikuar në rrjete sociale e kemi pasur obligim të shkojmë të punojmë një ditë në kantier, për të ditur si është puna atje dhe për t’ia ditur vlerën. Kemi bërë video për t’ia treguar shefit që jemi në punë. Të gjithë, target, kemi bërë nga një video individuale dhe në fund kemi bërë edhe...