Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
CONFERENCE LEAGUE: Manaj shënon për Dritën, por “Intelektualët” e pësojnë në fund, Shkëndija “paqe” ndaj Shelbourne (video)
23 Tetor 2025 19:34 Telesport Drita dhe Shkëndija, dy ekipet e vetme shqiptare në Kupat e Europës, luajnë sot ndeshjet e tyre të dyta në “Conference League”. Drita po përballet në “Fadil Vokrri” me qipriotët e Omonia. Pjesa e parë është mbyllur 1-1. Intelektualët” e drejtuar nga Zekirija Ramadani, kaluan në avantazh falë golit të Arb Manaj në minutën e 12-të. Sulmuesi dardan shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Besnik Krasniqit. SHIKOGOLINT Në minutën e 30-të, qipriotët gjejnë golin me të mirënjohurin Stevan Jovetic, por për fatin e mirë të Dardanëve, goli anullohet për pozicion jashtë loje. Barazimi i miqve do të vinte në fund të pjesës së parë nga Masouras. Në Shkup, Shkëndija po përballet me Shelbourne. Pjesa e parë është mbyllur në...