Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lautaron e duan në Spanjë. Inter kërkon 100 mln euro, argjentinasi do të formojë një dyshe të frikshme
23 Tetor 2025 18:40 Telesport Diego Simeone nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër që mban emrin Lautaro Martinez. “El Cholo” e pëlqen shumë sulmuesin argjentinas dhe e sheh atë si lojtarin ideal për të krijuar një dyshe të frikshme sulmuese bashkë me argjentinasin tjetër, Julian Alvarez. Edhe pse për Alvarez është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Atletico Madridi, Diego Simeone është i bindur se argjentinasi nuk do të largohet dhe do vazhdojë të mbajë veshur gjatë fanellën e “Colchoneros”. Në anën tjetër, largimi i Lautaros nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë. Argjentinasi mban shiritin e kapitenit dhe është një lojtar kyç për zikaltrit. Operacioni nuk do të jetë i thjeshtë, por plani për të udhëhequr një sulm...