Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kur pritet të shpallet rezultati përfundimtar/ Mbyllet numërimi i 16 kutive të votimit
Ka përfunduar edhe procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pasditen e së enjtes përfundoi procesi i rinumërimit të 16 kutive të votimit, vendim ky që ishte marrë të mërkurën. Pas këtij procesi KQZ do presë për ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe eventualisht në Gjykatën Supreme që gjë merr kohë maksimumi një javë. Me të përfunduar ankesat, nëse ka, KQZ njofton se do të shpall rezultatet përfundimtare të votimit të 12 tetorit. Rezultati ka mbetur i pandryshuar nga ato preliminaret. Në 19 komuna votuesit zgjodhën qysh në raundin e parë kryetarët e 17 të tjera do të shkojnë në balotazh që do të mbahet më 9 nëntor.