Lewandowski mbetet ende në modë, 3 klube e kërkojnë! Barcelona ka një plan B dhe një plan C

Lewandowski mbetet ende në modë, 3 klube e kërkojnë! Barcelona ka një plan B dhe një plan C

23 Tetor 2025 17:26 Telesport Edhe pse në fund karriere, Robert Lewandowski ka oferta nga tri klube të ndryshme: Al Nassr, Atletico Madrid dhe AC Milan. Spekulimet veçse po shtohen, sepse aventura e tij te Barcelona është drejt fundit. Sulmuesi polak pritet të njoftojë largimin e tij nga Barcelona së shpejti, ndoshta që në janar. Al Nassr ka intensifikuar bisedimet dhe ka bërë disa oferta të majme për ish-yllin e Bayern. Barcelona po përgatitet për ndryshimin e saj në ofensivë. Ëndrrat janë dy: Erling Haaland dhe Julian Alvarez. Të dy kushtojnë mbi 150 mln euro.