Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

23 Tetor 2025 17:39 Telesport Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos do të rikthehen në fushë për klasiken spanjolle me Barcelonën. Xabi Alonso merr kështu 4 lajme të mira para ndeshjes më të rëndësishme të vitit, sfidë e cila luhet të dielën. Huijsen ka vuajtur një dëmtim muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, ndërsa Carvajal nuk luan që pas derbit të Madridit. Alexander-Arnold ka pasur probleme në kofshë prej 3-4 javësh. Gjithsesi, situata tashmë është pozitive. Nuk dihet nëse Alonso do t’i zgjedhë për formacionin, por lajmi është që ata janë gati për 26 tetorin e shumëpritur.