Tragjike/ Futbollisti i njohur humb jetën në një aksident rrugor ku goditi një lopë

Tragjike/ Futbollisti i njohur humb jetën në një aksident rrugor ku goditi një lopë

Lajmi i trishtueshëm tronditi publikun sportiv brazilian. Një futbollist i ri 20-vjeçar Antoni Ilano, humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugorë që ndodhi në shtetin e Piauit. Futbollisti ishte duke drejtuar një motoçikletë kur, gjatë natës kur në një moment goditi një lopë që po lëvizte në rrugë në mesin e rrugës Pamjet e kamerave të sigurisë regjistruan momentin dramatik të përplasjes dhe me sa duket Ilano nuk pati kohë ta shmangte kafshën që i zuri rrugën. Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë pa lëvizur në asfalt. Dy kalimtarë vrapuan menjëherë drejt tij në përpjekje për ta ndihmuar, por për fat të keq, i riu kishte humbur jetën në vend menjëherë pas impaktit.