Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri
Pas muajsh të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe mundësinë e një largimi nga futbolli profesionist, më në fund ka ardhur konfirmimi zyrtar. Superylli argjentinas ka vendosur të zgjasë kontratën me Inter Miami, duke i dhënë fund çdo pasigurie mbi vazhdimësinë e karrierës së tij. Kontrata aktuale e Messit me klubin amerikan do të skadonte më 31 dhjetor 2025, por tashmë ai ka nënshkruar rinovimin që do ta mbajë në MLS edhe pas këtij afati, duke i garantuar vazhdimësinë projektit ambicioz të skuadrës së David Beckham. Ky vendim vjen pas një periudhe ku ishin përfolur mundësi të ndryshme për të ardhmen e Messit — përfshirë një rikthim sentimental te Barcelona, apo edhe një aventurë përfundimtare në Arabinë Saudite. Megjithatë, kapiteni i kampionëve...