Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Vjeshta në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, destinacioni që nuk njeh stinë me turistë të shumtë
Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, numri i vizitorëve në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër vijon të mbetet i lartë. Turistë vendas dhe të huaj zgjedhin ta vizitojnë këtë mrekulli natyrore edhe në muajt e freskët të vitit, për të shijuar qetësinë, ajrin e pastër dhe pamjet mahnitëse që ofron ky destinacion. “Kam ardhur disa herë gjatë verës, por këtë herë në vjeshtë është krejt ndryshe. Ka më pak zhurmë, gjithçka është më e qetë dhe mund ta shijosh më shumë natyrën. Uji është po aq mahnitës, ngjyrat e vjeshtës e bëjnë edhe më të bukur. Është një vend që të qetëson dhe të bën të kthehesh sërish”, u shpreh një turist. “Kam dëgjuar shumë për Syrin e Kaltër, por nuk e prisja...