Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend, reshjet e dendura “pushtojnë” banesat dhe automjetet
Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi, duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit. Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos. Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë. Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë. Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme.