Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision
Wanda Nara nuk njeh limite! Gjithmonë e përfshirë në trekëndëshe dashurie, kjo është mënyra sesi Nara e rrëmben vëmendjen prej vitesh. Pasi ndau dy miqtë e ngushtë, Maxi Lopez dhe Icardi, tani është radha për të ndarë një çift. Futbollisti i Chelsea, Enzo Fernandez, kishte probleme të mëdha me gruan e tij Valentina Cervantes për shkak të Wanda Naras. Gjithcka nisi nga një mesazh që Wanda Nara i kishte shkruar Enzo Fernandez: “Të pashë në lagje, më telefono nëse do”. Në fillim, sipas mediave argjentinase, Fernandez nuk iu përgjigj mesazhit, por ia tregoi menjëherë Valentinës dhe kjo lëvizje e zemëroi shumë Wanda Narën. Por e bukura e kësaj historie qëndron në faktin se Wanda Nara ishte prezantuese e emisionit Master Chef Argentina dhe Valentina Cervantes...