Vendimi i qeverisë/ Rehabilitim hapësirave të pallateve në Tiranë dhe punimet për urën e Viroit, ja sa shpronësohen banorët

Vendimi i qeverisë/ Rehabilitim hapësirave të pallateve në Tiranë dhe punimet për urën e Viroit, ja sa shpronësohen banorët

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë shpronësuar dy pasuri të paluajtshme në favor të Bashkisë së Tiranës dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në favor të bashkisë së Tiranës për interes publik janë shpronësuar pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirës së pallateve në kryqëzimin e rrugës “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Bashkia Tiranë”.  Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 055 283.97 lekë.  Gjithashtu janë shpronësuar pronarët privatë të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitim, rikonstruksion i urës së Viroit”. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen...