Kthimi i Mauricio Sarrit në stolin e Lacios aty ku aktivizohet Elseid Hysaj ka rezultuar mjaft i ndërlikuar deri më tani. Bardhekaltërit janë në vendin e dymbëdhjetë në Serie A dhe kanë fituar vetëm dy ndeshje. Në fakt janë shumë faktorë që kanë ndikuar në një fillim kaq të dobët.
Dëmtimet kanë luajtur rolin e tyre, por dhe tregu i transferimeve është veçanërisht shqetësues. Siç dihet tashmë, klubi nuk mundi të siguronte asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar të verës, dhe trajneri është detyruar të kënaqet me kthime huazimesh dhe blerje.
Duke kujtuar vetëm disa muaj më parë, kanë dalë detaje interesante në lidhje me marrëveshjet midis Sarrit dhe klubit. Trajneri nënshkroi një kontratë fillestare pa dijeni të kufizimeve me të cilat do të përballej klubi: ishte një kontratë dyvjeçare me një opsion për vitin 2028.
Mirpo pasi u shfaq ndalimi i transferimeve, tekniku nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare. Paga e tij mbetet e pandryshuar: 2.5 milionë euro.
Sidoqoftë, situata aktuale nuk është aspak rozë. Marrëdhëniet midis Sarrit, drejtorit sportiv Fabiani dhe presidentit Lotito duket se janë mjaft të tensionuara dhe janari rrezikon ta përkeqësojë më tej situatën.
Vazhdo leximin
