Allegri: Ja çfarë na duhet për titullin. Të jemi të përulur, çdo ndeshje ta luajmë si finale

Allegri: Ja çfarë na duhet për titullin. Të jemi të përulur, çdo ndeshje ta luajmë si finale

23 Tetor 2025 13:21 Alfred Lleshi Në prag të ndeshjes Milan–Pisa, trajneri Allegri tha se kërkon ta mbajë kreun e Serie A duke përfituar edhe nga përplasja direkte Napoli–Inter: “Do të jetë e vështirë, sepse Pisa është skuadër fizike. Duhet të përballemi me respekt”. Për krahasimet me Juventusin: “Janë të kota, çdo vit është ndryshe. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë”. Allegri theksoi rëndësinë e vazhdimësisë: “Duam të kthehemi në Champions, na duhen të paktën 74 pikë. Kërkoj qetësi dhe maturi. S’ka arratisje, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”. Për titullin: “Duhet të pësojmë maksimumi 20–25 gola, pastaj të shohim”. Për Leao: “Nuk e ndryshoj, mund të luajë si sulmues i parë ose i dytë”. Për Modric: “Është kampion, gabon pak dhe ka një...