Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

Juventusi dorëzohet në “Santiago Bernabeu”, Zhegrova e sheh sërish ndeshjen nga stoli

Juventusi nuk ka mundur dot të befasojë Realin e Madridit mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë dorëzuar në “Santiago Bernabeu”, ku kanë humbur me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos në minutën e 57 nga Bellinghami. Megjithatë Realit të Madridit nuk i munguan rastet, teksa nunëroi 26 të tilla, prej të cilave 9 përfunduan në kuadrat. Në krahun tjetër Juventusi provoi vetëm 11 herë portën,  ndër të cilat 6 ishin në kuadratin e portës. Sakaq, Edon Zhegrova vazhdon ta ndjekë skuadrën nga stoli. Lojtari shqiptar nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje./Sport Ekspres/