45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht

45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po fiton pastër 3-0 ndaj Club Brugge me golat e Karl Lennart 5′, Harry Kane 14′ dhe Luis Diaz 34′. Në “Stamford Bridge”, Chelsea udhëheq 4-1 ndaj Ajax-it. Holandezët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 17-të. Kenneth Taylor u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes kafëshrore ndaj Facundo Buonanotte. Një minutë më pas Marc Guiu dërgon topin me rrjetë pas asistit me kokë nga Wesley Fofana. Në minutën e 26-të, Moises Caicedo dyfishon shifrat me një gol të bukur nga distanca. Në minutën e 33-të, Wout Weghorst ngushton shifrat për holandezët nga pika e bardhë e...