Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Nga Champions-i te ndeshjet e Kombëtareve, arbitret shqiptare po ngjisin shkallët e karrierës në Europë
Emanuela Rusta vazhdon të ngjisë shkallët në karrierën e saj të arbitrimit. Gjyqtarja shqiptare do të marrë përsëri përsipër të vendosë drejtësinë në fushën e lojës në arenën ndërkombëtare. Pasi arbitroi përballjen mes Lionit dhe St. Poltenit në Ligën e Kampionëve për femra, Rustën e pret një tjetër detyrë e rëndësishme. Këtë të premte, duke nisur nga ora 17:30, ajo do të arbitrojë sfidën mes ekipeve kombëtare të femrave të Çekisë dhe Austrisë. Një përballje kjo që është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në ndihmë të Emanuela Rustës do të jenë edhe Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu në rolin e arbitreve të anësore. Gjyqtare e 4-t e takimit do të jetë Rita Verhapi./Sport Ekspres/