Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Londrës, theksoi se vendi vijon të mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji verior, Serbia. “Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti. Kurti foli edhe në lidhje me problemet e emigracionit. “Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët”, tha në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti.