CHAMPIONS LEAGUE: Galatasaray nuk e diskuton Bodo/Glimt, Qarabag bie në Bilbao (video)

CHAMPIONS LEAGUE: Galatasaray nuk e diskuton Bodo/Glimt, Qarabag bie në Bilbao (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Galatasaray mori fitoren e dytë rresht, pas fitores 1-0 ndaj Liverpool, sot fitoi 3-1 ndaj debutuesëve të Bodo/Glimt. Për turqit shënoi i zakonshmi Victor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33-të ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë. Yunus Akgun shënoi golin e tretë në minutën e 60-të, pas një topi të humbur sërish nga norvegjezët. Në minutën e 70-të, Bodo/Glimt shënoi golin e nderit me Andreas Helmersen në minutën e 75-të. Pas kësaj fitoreje, Galatasaray mban vendin e 11-të me 6 pikë, ndërsa Bodo/Glimt ka vetëm 2 pikë. SHIKOGOLAT Qarabag ka pësuar humbjen e...