Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Pa ju, çfarë do isha unë…”! U shtrua në spital, Agustin Kola i gëzon të gjithë me mesazhin: Kam lot gëzimi, jo më dhimbjeje…
Agustin Kola, legjenda e futbollit shqiptar kaloi momente jo të mira. Në media u mësua lajmi se legjenda ishte shtruar në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë. Megjithatë kjo duket se i përket të kaluarës pasi Kola e ka rifituar gjendjen e tij si më parë dhe pritet që të dalë nga spitali brenda pak ditësh. Në një prononcim për “Top Channel”, Kola dha edhe një mesazh emocionues teksa ishte i shtruar në QSUT. “Të them të drejtën i dua shumë, jam shumë mire, këto lot më shkojnë nga gëzimi, ju dua shumë, janë lot gëzimi jo dhimbjeje. Pa ju ça do isha unë… Gjendja ime është shumë e mirë dhe të them të drejtën edhe doktorët janë shumë...