Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”
22 Tetor 2025 17:45 Telesport Mediat italiane nuk e tolerojnë formën e dobët që po kalon Juventusi nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor. Madje, duket se kanë nisur ta shkelin vijën e kuqe dhe ta kritikojnë hapur, gjë që ndodh rrallë me bardhezijntë në Itali. Juventusi në fundjavë pësoi humbjen e parë të sezonit pas pesë barazimeve radhazi. Gazetari Enzo Bucchioni ka shkruar disa fjalë të ashpra, duke ngritur dyshime se a është Tudor mjaftueshëm i aftë për një skuadër kalibri. “Tudor është më i dobët se Thiago Motta. Kjo skuadër e tij është banale, e parashikueshme, pa shpirt. Mendoj se vendimet e tij janë të dyshimta. Renditja dhe shifrat e tregojnë këtë. Po flas për fakte”.