Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

Vora- Dinamo të premten në “Arena e Demave” hap ndeshjet e javës së 8-të Abissnet Superiore. Për vetë atë që skuadrat kanë paraqitur në fushë në këto 7 javë të luajtura parashikohet lojë impenjative pse jo dhe spektakël. Takimi i parashikuar në orën 14:00, do t’ia lërë radhën përballjeve të orës 17:00 teksa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana. Dy emrat e mëdhenj të futbollit në vend vijnë me pozicione e gjëndje krejt të kundërta pasi shkodranët janë duke zhvilluar një kampionat prej kampioni ndërsa bardheblutë edhe pse dhanë shënja pozitive në derbi me Partizanin (3-0) u ndalën në shtëpi nga Teuta 0-0. Ndërkaq po në këtë orë është parashikuar edhe dueli AF Elbasani- Bylis. Për verdheblutë ndeshjet e...