Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rekord negativ historik për Serinë A
Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj. Në 10 ndeshjet e kësaj jave u shënuan vetëm 11 gola, shifra më e ulët ndonjëherë në historinë e kampionatit italian në një javë kampionati. Ky rekord u zyrtarizua të hënën, pas barazimit 1-1 mes Cremoneses dhe Udineses. Rekordi i mëparshëm për më pak gola në një javë ishte regjistruar në sezonin 2022/2023, kur në javën e dytë u shënuan vetëm 13 gola në total.