Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Performanca e legjionarëve, Akademia e Arbitrimit & Kombëtarja e vajzave në fokus të puntatës së tretë
Në puntatën e tretë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u trajtuan disa tema me interes të veçantë për futbollin shqiptar. Të ftuar në studio ishin Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, dhe Shefi i Departamentit të Arbitrimit, Sokol Jareci, ndërsa në një lidhje live mori pjesë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala. Në pjesën e parë të emisionit u analizuan paraqitjet e legjionarëve kuqezi, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre. Javën e fundit disa prej tyre kanë spikatur me gola, asistime dhe vlerësime individuale, si Ylber Ramadani që u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në takimin Lecce – Sassuolo, apo Arbër Hoxha që u zgjodh “Lojtari...