Të kujton C.Ronaldon, Real Madrid në sulm për kampionin e Botës U-20

Të kujton C.Ronaldon, Real Madrid në sulm për kampionin e Botës U-20

22 Tetor 2025 18:10 Telesport Maroku fitoi pak ditë më parë Kupën e Botës për U-20, pasi mposhti në finale 2-0 Argjentinën. Një nga lojtarët më të mirë në këtë turne ishte edhe sulmuesi anësor, Othmane Maama, i cili u shpall edhe MVP i kompeticionit. Sigurisht, që me paraqitjet e treguara në Botëror, Maama ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Real Madridit. “Defensa Central” raporton se skautët e “Los Blancos” do e kenë nën mbikqyrje të vazhdueshme këtë sezon djaloshin maroken dhe nuk do ishte befasi transferimi i tij në Madridt gjatë verës së ardhshme. “Lojtari i Watfordit ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe Juni Calafat (shefi i skautëve te klubi madrilen) tashmë ka filluar të punojë për...