Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Britania sanksionon rrjetin nga Kosova, e akuzon për falsifikim dokumentesh për bandat kriminale
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që ishin përdorur më pas për trafikimin e njerëzve. Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false. Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale. “Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50shteteve, përfshirë të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, personat e sanksionuar janë: “Burim Krasniqi,...