Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin/ A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin/ A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

Nga viti në vit, tetori duket se mbetet një periudhë “problematike” për Elbasanin, që gjithmonë në këtë muaj përballet me vështirësi në rezultate dhe rënie në performancë.Edhe pse skuadra zakonisht e nis mirë kampionatin, me entuziazëm dhe rezultate pozitive në javët e para, me ardhjen e tetorit duket sikur gjithçka ndalon. Një lloj “ngërçi” i pashpjegueshëm që përsëritet sezon pas sezoni dhe që këtë herë po shfaqet sërish në mënyrë të dukshme. Dy humbjet e fundit kanë bërë që të ulet morali në kampin verdheblu, sepse pritshëmritë këtë sezon për këtë skuadër janë të mëdha. TETORI AKTUAL – Këtë sezon verdheblutë e nisën mirë rrugëtimin e tyre, por tetori u ka sjellë vetëm zhgënjim. Fillimisht, në transfertën ndaj Vllaznisë, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç...