Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Në pritje të Procesit të Berlinit, liderët e ballkanit diskutojnë në Londër për të ardhmen e rajonit
6 liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, janë mbledhur në Londër, ku pritet të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar edhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer, i cili do të drejtojë dhe panelet në samit. Vetë Kryeministri Edi Rama ndau edhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar. Në samit diskutohen tri çështje kryesore: emigrimi, siguria e rajonit, si dhe bashkëpunimi ekonomik. Punimet do të nisin me pritjen e liderëve nga Kryeministri Starmer dhe do të pasohen me një foto familjare. Më pas do të nisin diskutimet, teksa seanca e parë plenare do të nisë...