Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin. A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?
Nga viti në vit, tetori duket se mbetet një periudhë “problematike” për Elbasanin, që gjithmonë në këtë muaj përballet me vështirësi në rezultate dhe rënie në performancë. Edhe pse skuadra zakonisht e nis mirë kampionatin, me entuziazëm dhe rezultate pozitive në javët e para, me ardhjen e tetorit duket sikur gjithçka ndalon. Një lloj “ngërçi” i pashpjegueshëm që përsëritet sezon pas sezoni dhe që këtë herë po shfaqet sërish në mënyrë të dukshme. Dy humbjet e fundit kanë bërë që të ulet morali në kampin verdheblu, sepse pritshëmritë këtë sezon për këtë skuadër janë të mëdha. TETORI AKTUAL – Këtë sezon verdheblutë e nisën mirë rrugëtimin e tyre, por tetori u ka sjellë vetëm zhgënjim. Fillimisht, në transfertën ndaj Vllaznisë, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç...