Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

Fitorja me Bylis në transfertë ka shtuar “oreksin” tek Vllaznia, me kuqeblutë që me suksesin 0-1 ndaj mallakastriotëve shkuan në 3 fitore radhazi. Por, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk duan të ndalen me kaq dhe objektivi në ndeshjen e radhës është sërish fitorja. Edhe pse se përballë është Tirana dhe klasikja ngelet gjithmonë e paparashikueshme, pavarësisht pozicionit apo formës së kundërshtarit. Megjithatë në Shkodër janë sërish të bindur për një sukses në duelin e radhës. Patjetër me objektiv për 3 pikët, por gjithmonë, duke respektuar edhe Tiranën, që ngelet një “peshë” e rëndë e futbollit shqiptar. Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve, Vllaznia nuk kërkon vetëm fitoren e radhës, por krijimin e një vijimësie në Superiore. Që do i bënte të mundur akoma më...