Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone
22 Tetor 2025 14:46 Alfred Lleshi Santiago Gimenez ka zbuluar një detaj interesant për Luka Modric, gjatë një transmetimi “live” në TikTok: “Sapo mbërriti te Milani, na dhuroi të gjithëve nag një cellular të ri. Kur hymë në dhomën e zhveshjes, secili kishte një iPhone të ri në vendin e vet. Ai na e kishte blerë. Zakonisht, kur një lojtar i ri vjen, duhet të këndojë para të gjithëve, por ai zgjodhi të bëjë këtë gjest”. Modric, që tashmë është bërë simboli i Milanit, po shkëlqen edhe në moshë të avancuar. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me sistemin e Allegrit, duke ndriçuar lojën me klas, por edhe ndihmuar në mbrojtje, një cilësi thelbësore në futbollin modern. Kroati ka fituar gjithçka në karrierë, por nuk...