Karta e taksapaguesit, forma e re për të “joshur” qytetarët e bizneset për të paguar taksat

Karta e taksapaguesit, forma e re për të “joshur” qytetarët e bizneset për të paguar taksat

“Në këtë botë nuk mund të thuhet se ka gjë të sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”… Kjo thënie e ekonomistit Benjamin Franklin që në vitin 1789 i ka rezistuar kohës. Ajo që ndryshon është mënyra se si institucionet qasen ndaj qytetarëve dhe bizneseve për të thjeshtuar pagimin e tyre. Një hap në këtë drejtim ka hedhur edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë me anë të “Kartës së Taksapaguesit”. “Karta e Tatimpaguesit, është në fakt një “deklaratë”, në të cilën paraqiten të drejtat, por edhe detyrimet e tatimpaguesve. Ky dokument nuk është një akt juridik në llojin e tij, por me anë të tij, bëhen publike të drejtat dhe detyrimet aktuale, të mirëpërcaktuara në bazën ligjore të të drejtave të njeriut...