Conte dhe “makthi” i Ligës së Kampionëve. Nga Juve te Napoli, shifrat janë të pamëshirshme

Conte dhe “makthi” i Ligës së Kampionëve. Nga Juve te Napoli, shifrat janë të pamëshirshme

Te Napoli diçka nuk shkon, kjo është e qartë. Mund të jenë afrimet e shumta të reja në merkaton verore, ndoshta tepër për Antonio Conte. Ndoshta ndryshimi i modulit të lojës. Pastaj vijnë dëmtimet e shumta, mungesa e grintës dhe njëfarë relaksimi pas suksesit të madh të sezonit të kaluar. Edhe forca e rivalëve ka ndikuar, pa harruar një dozë fati të keq. Humbja turpëruese ndaj PSV tregoi gjithashtu limitet e vetë trajnerit, i cili historikisht ka pasur vështirësi në Europë, veçanërisht në Champions League. Statistikat e tij flasin vetë: Conte në 45 ndeshje si trajner në Champions ka 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje. Pra, mesatare prej 1.38 pikësh për ndeshje. Me Juventusin: 14 ndeshje (6 fitore, 4 humbje, 4 barazime). Me Chelsea: 8...