Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Barça luan “tenis” në Champions, tani Flick sfidon Realin: Mund të fitojmë në Madrid
Barça luan “tenis” me Olympiacos, “shpërthen” me një futboll të bukur ofensivë duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1, një fitore shumë e rëndësishme që vjen përpara “El Clasico” kundër Real Madrid. Ekipi i Hansi Flick e nisi sfidën me “marshin e pestë” ku Fermin Lopez u kthye në protagonist, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në fraksionin e dytë grekët u përpoqën të reagonin, fillimisht ishte VAR që i ndaloi festën duke i anuluar një gol, por në minutën e 53-të gjyqtari i takimit akordoi një penallti, me El Kaabi që ngushtoi shifrat në 2-1. Për të ndërlikuar këtë takim për Olympiacos mendoi Hezze i cili në minutën e 57-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me...