Champions-i tregon të vërtetën, Premier League është në avantazh 5-1 ndaj La Liga-s

Champions-i tregon të vërtetën, Premier League është në avantazh 5-1 ndaj La Liga-s

22 Tetor 2025 11:37 Alfred Lleshi Përballjet mes Premier League dhe La Liga po tregon nga anon “peshorja”. Pas tri xhirove (javëve) në Champions League, ekipet angleze dhe spanjolle janë përballur 6 herë. La Liga ka 5 humbje dhe vetëm 1 fitore minimale të Barcelonës ndaj Newcastle (1-0). Në xhiron e tretë, Villarreal humbi 2-0 ndaj Manchester City, ndërsa Atletico Madridi u turpërua 4-0 nga Arsenali. Problemi i La Liga-s nuk janë vetëm humbjet, por edhe dominimi i ekipeve angleze. Arsenali triumfoi thellë ndaj Athletic dhe Atletico Madridit; Manchester City kaloi me lehtësi Villarreal, Liverpool mposhti Atletico Madridin, ashtu si Tottenham ishte i fortë ndaj Villarreal. Akoma mbeten 4 përballje direkte midis këtyre dy ligave kryesore. Real Madridi do vizitojë Liverpool në “Anfield”, Athletic do të...