Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Në Austri nis sezoni i ri i Kupës së Botës në ski, Lara Colturi gati për debutim
22 Tetor 2025 11:47 Telesport Këtë fundjavë (25 tetor) në pistën e Soelden, në Austri, do të nisë sezoni 2025-2026 në Kupën e Botës për ski alpine. Në garë, për Shqipërinë do të jetë edhe skiatorja e re Lara Colturi. Skiatorja 19-vjeçare është në sezonin e saj të tretë në garat e Kupës së Botës, një talent që pritet të përfaqësojë sërish me nder ngjyrat kuqezi. Pas 3 podiumeve të arritura vjet, ajo synon të bëjë një hap tjetër më të madh këtë sezon. Gjatë muajve të fundit, Lara Colturi është stërvitur fillimisht në Zelandën e Re dhe më pas në Itali, ndërkohë që është gati për debutimin sezonal. Në Soelden do të zhvillohet të shtunën gara e sllallomit gjigand.