Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat. “Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”. Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli...