Dy ndeshje në portë si titullar dhe dy fitore për Manchester United, Lammens duket se është hajmalia për Amorim

Dy ndeshje në portë si titullar dhe dy fitore për Manchester United, Lammens duket se është hajmalia për Amorim

Fillimi i karrierës së Senne Lammens te Manchester United vështirë se mund të kishte shkuar më mirë, por belgu nuk po rrëmbehet. Pasi përfundoi një transferim prej 18 milionë eurosh në ditën e fundit të merkatos nga Royal Antwerp, ai kaloi tre ndeshje në stol përpara se të debutonte në fitoren ndaj Sunderland. 23-vjeçari mbajti portën e paprekur në atë ndeshje dhe më pas Lammens e ndihmoi United të fitonte 2-1 kundër Liverpool të dielën. I pyetur se si u ndje kur u nxor në qendër të vëmendjes nga errësira relative e ligës belge, ai zbuloi emocionet e tij të para me fanellën e “djajve të kuq”. “Mundohem t’i mbaj miqtë dhe familjen time më të mirë afër dhe pjesa tjetër është pak zhurmë e...