Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

Luka Modric foli për Milanin dhe shpalosi ëndrrën e Champions League: “Kam fituar gjithçka në karrierë, tani dua ta bëj edhe me Milanin. Kur nuk heq dorë kurrë, gjithçka është e mundur. Kam ardhur këtu për të fituar, rikthimi në Champions është objektivi minimal, por shpresoj të bëj më shumë”. Mesfushori kroat, protagonist i pjesës së parë të sezonit me kuqezinjtë, tregoi se edhe në moshën 40-vjeçare ka uri për suksese dhe dëshirë si një djalë i ri: “Jam te një klub i madh dhe historik, skuadra ka shumë talente, trajneri është fitues. Është një rrugëtim i gjatë, por kam pritshmëri të mëdha”. Pasioni për Milanin i lindi qysh fëmijë: “Jam rritur me mitin e Boban, por edhe të Maldini, Kakà, Pirlo, Seedorf…” Për Serie A:...