Samir Mane në UPT: Arkitektët e rinj, partnerët e zhvillimit urban dhe ekonomik të Shqipërisë

Samir Mane në UPT: Arkitektët e rinj, partnerët e zhvillimit urban dhe ekonomik të Shqipërisë

Këtë të hënë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës u bë vendi i një takimi mes studentëve dhe presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane. Ish-studenti i këtij universiteti ndau me brezin e ri të arkitektëve përvojën e tij si sipërmarrës dhe vizionin që ka udhëhequr një nga grupet më të mëdha të investimeve. Në takim, Mane u shoqërua nga Erion Avram, drejtuesi i Balfin Development, kompania që zhvillon projektet e këtij Grupi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Avram prezantoi disa projekte kryesore, duke filluar nga Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), të cilat i cilësoi si investime që kanë ndryshuar rrënjësisht zonat ku janë ndërtuar, duke sjellë zhvillim urban, hapësira për banim, tregti dhe shërbime. TEG, e...