Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Minatorët e Spaçit dalin sërish në protestë, pas dështimit të marrëveshjes me Ministrinë e Ekonomisë
Pas mungesës së një marrëveshjeje në takimin e zhvilluar të martën në Ministrinë e Ekonomisë, minatorët e minierës së Spaçit në Mirditë kanë vijuar protestën e tyre edhe këtë të mërkurë. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në hyrje të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Kjo shënon ditën e 14-të të bojkotit të punës nga ana e minatorëve, të cilët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe njohjen e sindikatës.