Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Panik te Bologna, trajneri i klubit italian shtrohet në spital/ Ja si paraqitet gjendja e tij
Trajneri i Bolongnas, Vincenzo Italiano, është shtruar në spital për shkak të pneumonisë me origjinë bakteriale, kanë njoftuar zyrtarisht sot drejtuesit e klubit italian. Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit, Italiano ndodhet në departamentin e pulmonologjisë në Poliklinikën Sant’Orsola-Malpighi, nën kujdesin e mjekut Stefano Nava. Gjendja nuk ka lidhje me COVID-19, por kërkon terapi të specializuar me antibiotikë. “Trajneri do të qëndrojë i shtruar për rreth pesë ditë. Gjendja e tij klinike është duke u përmirësuar gradualisht, dhe përditësimet e mëtejshme do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Italiano nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së enjtes në Europa League, ku Bologna përballet me Steaua Bukureshtin. Klubi ka shprehur...