Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë
Goli ka qenë “kryefjala” e skuadrës së Vllaznisë në këtë kampionat, me shkodranët që kanë shënuar më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Ku ekipi i Martinit ka gjetur golin 12 herë në 7 javë të zhvilluara deri më tani në Superiore. Me ekipe si Egnatia, Dinamo dhe Vora të cilat ndjekin kuqeblutë përsa i përket shënimit të golave, me 3 skuadrat e sipërpërmendura të cilat kanë shënuar nga 7 herë deri më tani në këtë sezon. Ajo që bën përshtypje tek Vllaznia nuk është vetëm se kuqeblutë kanë sulmin më të mirë, por edhe fakti se skuadra ka gjetur golin në çdo javë dhe ndaj çdo kundërshtari. Kështu Vllaznia ka 16 pikë në 7 javë, duke siguruar kështu 5 fitore, 1 barazim dhe 1...