“U stërvita me më të mirët, por kam prekur fundin!”/ Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit tani punon në një kantier ndërtimi

“U stërvita me më të mirët, por kam prekur fundin!”/ Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit tani punon në një kantier ndërtimi

Në vitin 2017, Çëndrim Kameraj mbërriti te Juventusi plot shpresë, në moshën 18 vjeç dhe i etur për t’u shfaqur në një ekip kampionësh. Tetë vjet më vonë, situata është krejtësisht e ndryshme, ai ka kaluar kohë të vështira, është dashur të përballet me zhgënjimin dhe të pranojë realitetin e jetës së tij të re, e cila nuk e ka çuar të luajë në fushat më prestigjioze në botë.  Ish-lojtari i Juventusit u detyrua të tërhiqej pas një sërë dëmtimesh dhe tre këputjeve të ligamenteve të kryqëzuara që ndikuan në karrierën e tij dhe ai përfundoi duke punuar në një kantier ndërtimi.  Në një intervistë me ’20min.ch’, shqiptari i lindur në Luzernë foli për vështirësitë me të cilat u përball dhe të gjitha pasojat mendore që duroi. Ai u stërvit me Cristiano Ronaldon dhe Higuainin, por nuk mundi...