Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë vendos rikthimin e dosjes në Apel
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që e kthente për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit në Shkallën e Parë. Gjykata e Lartë vendosi që kjo dosje të rishqyrtohet në Apel, me një tjetër trupë gjykuese. “Prishjen e vendimit nr. 55 (87-2024-383), datë 19.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim. Më 19 dhjetor të 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta rikthejë për rigjykim dosjen për inceneratorin e Fierit. Kjo shënonte dhe herën e parë që Shkalla e Dytë e Gjykatës së Posaçme kthente një vendim të miratuar nga Shkalla e Parë. Kujtojmë se më 25 shtator të 2023-t, Shkalla e...