Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nations League” për femra, optimizëm te Shqipëria. Doçi & Hilaj: Fitojmë ndaj Qipros
Shqipëria e vajzave do të zbresë në fushë të premten në orën 18:00 për ndeshjen e parë ndaj Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Kombëtarja kuqezi mbyll pasditen e sotme përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Qipros. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, kapitenia Megi Doçi dhe mbrojtësja Alma Hilaj kanë folur për fshf.org, duke ndarë emocionet, pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës për dy ndeshjet vendimtare ndaj Qipros. Megi Doçi, kapitenia e ekipit kombëtar, në një prononcim për fshf.org thekson se skuadra do të shkojë drejt Qipros me objektivin për të fituar ndeshjen. Ajo nënvizon se përfaqësuesja qipriote nuk duhet nënvlerësuar. Si po i pret skuadra këto dy takime? – Vajzat po...